TAKIMI NË KOMBINAT/ Mediu: T`a kthejmë 25 Prillin në ditën e shqiptarëve që duan shtet dhe demokraci

Fatmir Mediu, kandidati 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi takime ne zonën e Kombinatit. Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin nr 9 “PD-AN”.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryerepublikane Mediu theksoi: “Edi Rama po risjell mashtrimet e diktaturës komuniste.  Edi Rama e filloi fushtën me fyerjë, sharje, përbuzje cdo ditë, duke anatemuar kundërshtarët e vet politik, duke i përbaltur ata, duke sharë shqiptarët, duke fyer shqiptarët. Pretendon se eshte “I zgjedhuri” për te cuar Shqiptaret në maja,  sepse paska parë një ëndërr që ky është njeriu ……….……. që e paskan zgjedhur që të kapë majat dhe do të kapë majat bashkë me shqiptarët, prandaj është këtu, vetëm për shqiptarët.
Një njeri që 8 vjet, jo vetëm nuk ka ngjitur ndonjë majë, por ka shkatërruar çdo gjë që kemi ndërtuar në 30 vite demokraci. Shkatërroi shtetin, pushtetin gjyqësor, shkatërroi Parlamentin, shkatërroi qeverinë, shkatërroi cdo gjë, vetëm që ai të sundonte këtë vend me klikën e tij të korruptuar.
Edi Rama nuk mund të kapë asnjë majë, përvecse të qënurit kampion të varfërisë në Ballkan, përvecse për të qënë kampion të trafikut të drogës në Ballkan, kampion të korrupsionit dhe të mungesës së funksionimit të shtetit në Shqipëri. U përpoq të shkatërronte dhe shpirtin dhe identitetin tonë si shqiptarë. Si asnjëherë tjetër në historinë tonë kombëtare, që kur ka ardhur Edi Rama në qeveri, janë 490 mijë shqiptarët që janë larguar, të rinj dhe të reja, profesionistë të aftë dhe të zotë, që përpiqen të gjejnë një mundësi për të ndërtuar jetën e tyre diku tjetër dhe jo në vendin tonë.
Kjo është një dramë jashtëzakonisht e madhe. Është dhe një dramë e madhe politike, sepse Edi Rama këtë qëllim ka, që të largojë pjesën e aftë të shqiptarëve, në mënyrë që ta ketë të lehtë që të kontrollojë dhe varfëria dhe frika që përpiqet të imponojë Edi Rama, mendon që mund t`i bëjë shqiptarët që të jenë kokëulur dhe t`i shkojnë nga mbrapa interesave të tij korruptive.
Rama ka mare peng Shqiperine ai ska me as përgjegjesi politike, as  qeverisës dhe as ndjesi njerëzore. Ai na shikon si qënie të pa vlefshme, që mendon se mund të bëjë si të dojë me ne dhe me jetët tona. Pra reflektimi i parë duhet të vijë në raport me dinjitetin e gjithësecilit.
E para, që jemi njerëz që kemi identitet dhe këtë nuk e shesim për asnjë interes politik.
E dyta, sepse mendojmë që ne punojmë fort për familjen tonë, për fëmijët tanë, për prindërit tanë, për vendin tonë.
E treta, sepse kemi pasur një qëllim që në vitet 1990, t`a bëjmë Shqipërinë europiane, të jemi shqiptarë të bashkuar në Europën e bashkuar dhe këtë ëndërr nuk mund t`a lëmë përgjysëm për interesat e Edi Ramës. Unë vlerësoj në “Aleancën për Ndryshim”, vendosjen në qëndër të programit e individit dhe familjes, mundësitë për të rinjtë dhe të rejat për t`u arsimuar dhe punësuar, jo vetëm kreditimi për Universitetet por dhe për bizneset.
Po ashtu zhvillimi i bizneseve me taksat e ulëta, dhe taksa e ulët 9%, është taksa për t`i lënë më shumë para në xhep gjithë shqiptarëve, është taksa për t`i dhënë një mundësi tjetër cdo individi dhe cdo familje dhe bizneseve për t`u zhvilluar. Dhe po t`a bëni një analizë, nga taksa mbi 15% që paguajnë pjesa më e madhe sot, po të fusim dhe tarifat e larta të dritave, të ujit cdo gjë që ka ngritur Edi Rama, po të bëjmë një analizë të një menaxhimit të drejtë të një shteti të drejtë, janë me mijëra euro që ngelin në xhepin e gjithësecilit individ në shoqërinë tonë.
Ka ardhur koha që në qoftë se flasim se duam të kemi një Shqipëri europiane, nuk mund t`a shohim këtë thjesht si një proces politik, se një ditë Brukseli do të kënaqet me ne dhe do të na thotë PO, por duhet t`a shikojmë si një realitet të ndërtimit të vlerave europiane në Shqipëri, duke respektuar liritë dhe të drejtat, duke respektuar mundësitë për punësim, duke punësuar njerëzit, duke ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe institucione të përgjegjshme, një qeverisje që nuk mendon që shqiptarët janë shërbëtorë të shtetit, por një shtet që mendon që është shërbëtor i qytetarëve, një shtet që buron nga vota e qytetarëve dhe për interesat e qytetarëve. T`a kthejmë 25 Prillin në ditën e shqiptarëve të mirë që duan shtet dhe duan demokraci.”

Comments are closed.