TAKIME NË RROGOZHINË/ Mediu: Votoni të rikthejmë dinjitetin e humbur

Në vazhdën e takimeve elektorale, kandidati Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, ka zhvilluar disa takime me banorë dhe biznese në fshatrat Kalush dhe Zhabjak të Rrogozhinës. Mediu takoi banorët të cilët deklaruan se ekonomia e tyre po shkojnë drejt shkatërrimit dhe janë në mbijetesë, prodhimet e tyre hidhen në rrugë ose kalben. Qeveria mbështet vetëm njerëz të lidhur me korrupsionin e tyre dhe fermerët nuk kanë asnjë ndihmë nga qeveria. Po ashtu shumë familje po vuajnë mungesën e mbështetjes së shtetit dhe janë në mëshirën e fatit për të përballuar faturën e shtrenjtë të COVID dhe familjes së tyre. Ai theksoi sukseset që ka pasur Shqipëria me liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ndër të tjera u bëri një thirrje qytetarëve që të votonin kundër shpifjes, padrejtësisë dhe mohimit që u është bërë  shqiptarëve në  këto 8 vite. …………………………… PD dhe Aleanca për Ndryshim do japë 100 milion euro drejtpërdreJt fermerëve dhe do të investojë 50 milionë në infrastrukturën buqësore. Do të heqim akcizën për naftën dhe do të ulim cmimin e naftës”.
Gjatë fjalës së tij, Mediui u bëri thirrje qytetarëve që të  reflektonin mbi përgjegjësitë  që  kanë dhe vuajtjet që populli shqiptar ka kaluar ndër vite, të dalin dhe të  votojnë masivisht pavarësisht bindjeve dhe të mendonin për të  ardhmen e vendit dhe të  familjarëve të  tyre.
“Të rikthejmë edhe njëherë dinjitetin dhe vlerën tonë si qytetarë dhe si komb, që mundësisht ne, si shqiptarë që flasim shumë për kombin shqiptar, të jemi shqiptarë të bashkuar nesër në Europën e bashkuar.”

Comments are closed.