TAKIM TE NJËSIA 4/ “PR është në shërbim të familjes, të së drejtës, pronës private dhe Kombit”

Kryetari i Partisë Republikane ka vazhduar takimet në Njësinë 4 edhe në një lagje tjetër, duke folur para një grupi tjetër koordinatorësh lokalë. Duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, zoti Mediu u shpreh: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, duhet të bashkohen kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe krimit të lidhur me qeverinë Rama, – theksoi kryetari i PR Fatmir Mediu, në një takim me grupin e dytë të koordinatorëve të Njësisë 4 në Tiranë. Të bashkohemi kundër të keqes, kundër antishqiptarizmit dhe antieuropianizmit, të bashkohemi në çdo shtëpi, lagje e qendër votimi, të ndeshemi me grupet kriminale të Ramës, që do të rremuje lirinë tonë për të vendosur me votë. 25 Prilli është dita e kthimit të Shqipërisë në rrugën Europiane, është dita e përgjegjësisë kombëtare, është dita ku duhet të tregojmë qartë se Europa dhe Amerika janë aleatët tanë dhe jo Serbia dhe interesat antishqiptare. Partia Republikane si forca e dytë e së ……………djathtës, është e angazhuar në çdo qendër votimi, për të mbrojtur votën dhe votuesit, për të bashkëpunuar me opozitën, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për të garantuar suksesin e saj politik dhe ektoral. Partia Republikane po përcakton kandidatët e saj në të gjitha zonat elektorale. Si parti e besimit në shërbim të familjes, të së drejtës, pronës private dhe Kombit, kemi bindjen se do ndërtojmë Shqipërinë që duam, Shqipërinë Europiane.

Comments are closed.