Mediu pret Zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, apel për regjistrimin e diasporës

Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht kandidati me Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim” z.Fatmir Mediu, priti në një takim në zyrë  Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin për Sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nga Maqedonia e Veriut, z. Artan Grubi.
Z.Grubi shprehi vlerësimet e tij maksimale për Kryetarin e Partisë Republikane dhe gatishmërinë që ai ka treguar kurdoherë në shërbim të shqiptarëve të të gjitha trevave. Ai I kërkoi ndihmën e z.Mediu për regjistrimin e diasporës shqiptare në Amerikë duke theksuar rëndësinë jetike që ka ky regjistrim,  i cili po zhvillohet nga 1 Marsi dhe do të përfundojë në 21 Prill.
“Unë ju uroj shumë suksese në fushatën zgjedhore….…… dhe shpresoj që pas përfundimit të suksesshëm të këtij procesi zgjedhor, bashkë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do çelin negociatat me Bashkimin Europian dhe bashkarisht do i përmbyllim këto negociata me anëtarësim të plotë”.
Mediu i ka bërë ftesë diasporës së RMV-së që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit, proces thelbësor i cili do t’i mundësojë shtetit amë që të gjitha politikat zhvillimore t’i bëjë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë .
Sipas Mediut diaspora tashmë ka shansin historik që të faktorizojë veten dhe me këtë të ndihmojë dhe familjarët e tyre që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Z.Mediu shprehu gadishmërinë  e tij të  plotë  që  rrjetin e tij të  gjërë në  SHBA, ta vendosë në sherbim të plotë të regjistrimit të  mërgatës së  Maqedonisë  së  Veriut në  Amerikë .“Faktorizimi i shqiptarëve është  interes i jashtëzakonshëm dhe prioritar i yni. Eshtë koha që ne të mos bëjmë deklarata, por të bëjmë punë konkrete.”
Z.Mediu e vlerësoi këtë  si një nga lëvizjet më të rëndësishme pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila duhet shfrytëzuar nga gjithsecili që do të rregjistrohet. Ai e konsideori si përgjegjësi kombëtare dhe u shpreh se duhet luftuar për interesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për interesin tonë kombëtar.
“Pra besoj se është një sfidë që na takon gjithësecilit nga ne për t`a marrë përsipër dhe Partia Republikane dhe unë personalisht, jemi tërësisht të angazhuar për t`ju ndihmuar dhe mbështetur në këtë proces të rëndësishëm.”
Takimi i mbyll me bisedime mbi mundësitë e bashkëpunimeve të mëtejshme midis dy shteteve.

 

Comments are closed.