Mediu në Kamzë: Të afrojmë pranë nesh të djathtën historike

“Kudo varfëri, papunësi, pasiguri, mungesë shpresë, të gjithë të rinj dhe profesionistë duan të largohen nga Shqipëria. Rama na e ka bërë jetën të padurueshme” thonë banorët e Kamzës. Ky ishte edhe lajtmotivi që shoqëroi takimin e strukturave të partisë Republikane në Kamzë. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe dhjetra ..….anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Republikane. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në fjalën e tij vuri në dukje se “fatin tonë e kemi vetë në dorë. Është koha për t’u bashkuar dhe ngritur kundër këtij regjimi të korruptuar, antishqiptar dhe antievropian. Të bashkohemi në çdo skaj të Shqipërisë, të bashkohemi në çdo qëndër votimi të përballemi me krimin, korrupsionin e lidhur me qeverinë që kërkon të manipulojë votat dhe kontrollojë jetën tonë. Të bashkojmë në Partinë Republikane të djathtën historike dhe të rinjtë që kanë detyrimin në emër të familjes dhe Kombit të ndërtojnë Shqipërinë Europiane”.

Comments are closed.