DEKLARATA/ Forumi Rinor dënon veprimet e policisë në vdekjen e 25-vjeçarit Rasha

Forumi Rinor i Partisë Republikane ka bërë një deklaratë për mediat, pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçari Klodian Rasha humbi jetën gjatë një ndjekje policore, i qëlluar për vdekje nga një efektiv i Policisë së Kryeqytetit.
“Forumi Rinor i Partisë Republikane, dënon me ashpërsinë më të madhe, aktin e rëndë të ndodhur sot, pikërisht në30vjetorin e ditës së rinisë, në kêtë datë simbolike, që përkujtohet ngritja e mbarë rinisë, kundër diktaurës më të egër të asaj kohe.
Por sot, pikërisht shteti kryen aktin më të rëndë, që po tentohet të ……..……….manipulohet në format më të ndryshme të mundshme.
Kjo vrasje e ndodhur pikërisht sot, ka vetëm një përgjegjës dhe ai është shteti ynë, nën uniformën policore.
Kjo nuk është policia që duam.
Kjo nuk është as e ardhmja e rinisë që duam.
Vrasja e një të riu 25 vjeçar, me arsyen se nuk i ndaloi Policisë, për shkeljen e masave kundër COVID-19, është kriminale. Këto masa janë vendosur për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe jo për t’i vrarë ata.
Prokuroria duhet të ndërmarrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes dhe zbardhjen e të vërtetës. Secili prej nesh pret drejtësi për këtë akt kriminal të pashembull.
Sot në datën 8 dhjetor, duhet të kujtonim me krenari lëvizjen studentore, e cila ëndërronte për një Shqipëri si gjithë Europa. Ndërkohë që sot, pikërisht në këtë dite feste, një i ri 25 vjeçar, humbet jetën nga paaftësia totale e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe e gjithë strukturës së saj.
Jeta është liria kryesore e më themelore e çdo individi dhe çdo liri apo e drejtë tjetër duhet të jetë në funksion të së drejtës së jetës.
Shteti jo vetëm që nuk duhet t’a marrë atë, por duhet t’a mbrojë jetën pa asnjë kompromis, e me çdo kusht, me çdo mjet të nevojshëm.
Qeveria jonë, jo vetëm që nuk e mbron, por t’a merr jetën për së gjalli, e të fyen për së vdekuri, me shfajësimet që i bën ekzekutorëve.
Rregullorja për përdorimin e armëve të zjarrit thotë: “Arma nuk përdoret kur personi që paraqet rrezikshmëri, tenton të largohet, gjë që tregon synimin e tij për të hequr dorë nga realizimi i aktit krimina, dhe kur ky largim nuk paraqet kërcënim për pacënueshmërinë e personave të tjerë”.
E kemi parë të gjithë reagimin e popullit Amerikan në një rast të ngjashem, kur cënohet liria dhe e drejta më themelore e njeriut, siç është ajo e jetës.
Rinia Republikane i shpreh ngushëllimet e thella familjes Rasha, për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot!

Comments are closed.