Archives for April 2021

TAKIM NË KAVAJË/ Mediu: Të jemi në krye të përballjes me regjimin e korruptuar të Edi Ramës

Qyteti I Kavajës i rezervoi një mbështetje të madhe, z Fatmir Mediu, kandidati 7 i “Aleancës për Ndryshim”.  Kryetari I republikanëve u kërkoi pjesmarrësve në takim të votojnë nr.7, në koalicionin “PD-AN” me nr 9. Në fjalën e tij ai tha se: Largimi masiv I shqiptarëve për shkak të regjimit korruptiv dhe antikombëtar Rama është me pasoja shumë të mëdha. Prandaj duhet të bashkohemi se është koha që të largohet Edi Rama, si shkaktar i kësaj braktisje, dhe jo të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”.
Mediu duke vleresuar historinë dhe qendresen e Kavajës theksoi: “Kavaja është shtëpia ime, është shkëndija e parë e demokracisë shqiptare, është çuar e para për të luftuar sistemin komunist. Kanë kaluar 30 vite, kur në muret e Kavajës u shfaqën për herë të parë shkrimet e famshme, “Enver – Hitler” dhe “Poshtë diktatura!”.   ……………….. Read More

TAKIM TE FUSHA E AVIACIONIT/ Mediu: Ekonomia shqiptare në greminë

Kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Fushës së Aviacionit, në njësinë nr.7 në Tiranë, ku pa nga afër situatën dhe problemet në të cilat ndodheshin këto biznese. Shumë të shqetësuar ata u shprehën se bizneset po shkojnë drejt falimentimit dhe se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë nisëm për ti ndihmuar.
Mediu gjatë takimeve të tij e vuri theksin mbi problemet e pronës dhe legalizimit dhe premtimet e pambajtura nga qeveria për legalizimin e saj.
“Ky është shteti që është ndërtuar këto 8 vjet dhe prandaj them që nuk ka dallim ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, sepse si të majtë dhe të djathtë vuajnë sot nga papunësia, si të majtë dhe të djathtë vuajnë sot nga pamundësia………. Read More

TAKIM TE NJËSIA 2 DHE 4/ Mediu: Të bashkojmë forcat, shqiptarët se meritojnë këtë qeverisje

Në vazhdën e takimeve intensive, kandidati Nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, z.Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.2 dhe nr.4.  Gjatë këtij takimi të hapur dhe shumë miqësor me banorët e zonës, u diskutua gjerësisht mbi problemet dhe nevojat e këtyre zonave si dhe mungesa e ndërhyrjes dhe e vëmendjes nga shteti.  Kandidati me nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” shprehu gatishmërinë e tij dhe bashkëpunimin për të sjellë prosperitetin dhe mirëqenien.
“25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.”
Qytetarët u shprehën se taksat e larta në një treg me paga ……… Read More

TAKIM TE UNAZA E RE/ Mediu: Të marrë fund çështja e pronave e legalizimeve

Unaza e Re është një tjetër zonë e Tiranës e cila është përballur vazhdimisht këto 8 vite me problematika nga më të ndryshmet. Kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, ku bashkëbisedoi dhe pa nga afër problemet që shqetësonin banorët. Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”, pasi është votë për familjen, për pronën dhe për një ekonomi të fortë.
“Kjo zonë ka njohur jo vetëm persekutim ekonomik, por dhe persekutim politik. Nuk mundet kush të marrë pronën dhe të lozë me interesat e tua, ………. Read More

TAKIM NË KODËR-KAMZË/ Mediu: Reflektoni thellë, dita e ndryshimit po vjen!

Qytetarët dhe bizneset e zonës Kodër Kamzë, po përballen me shumë vështirësi si rrjedhojë e lënies pasdore nga shteti. Kandidati me nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” Fatmir Mediu, zhvilloi takime në këtë zonë ku takoi qytetarët dhe foli gjerësisht për shqetësimet e tyre dhe kërkesat që ata kishin për politikën.
Gjatë këtij bashkëbisedimi z.Mediu theksoi se 25 prilli duhet të jetë një ditë reflektimi për t’i dhënë fund krimit dhe padrejtësive. Kandidati Mediu i ftoi qytetarët që të analizonin 8 vitet e kësaj qeverie dhe regresin që Shqipëria ka pësuar, gjë që tregohet qartë ……… Read More