Në vazhdën e takimeve elektorale, kandidati Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, ka zhvilluar disa takime me banorë dhe biznese në fshatrat Kalush dhe Zhabjak të Rrogozhinës. Mediu takoi banorët të cilët deklaruan se ekonomia e tyre po shkojnë drejt shkatërrimit dhe janë në mbijetesë, prodhimet e tyre hidhen në rrugë ose kalben. Qeveria mbështet vetëm njerëz të lidhur me korrupsionin e tyre dhe fermerët nuk kanë asnjë ndihmë nga qeveria. Po ashtu shumë familje po vuajnë mungesën e mbështetjes së shtetit dhe janë në mëshirën e fatit për të përballuar faturën e shtrenjtë të COVID dhe familjes së tyre. Ai theksoi sukseset që ka pasur Shqipëria me liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ndër të tjera u bëri një thirrje qytetarëve që të votonin kundër shpifjes, padrejtësisë dhe mohimit që u është bërë shqiptarëve në këto 8 vite. ……………… Read More