Takimet e Partisë Republikane me strukturat kanë vazhduar edhe në një prej lagjeve të njësisë 4, ku anëtarësia e re dhe përgatitja për zgjedhjet e prillit 2021, kanë qenë kryefjala. Më poshtë pjesë nga mesazhi I zotit Mediut, drejtuar anëtarëve dhe strukturave të njësisë 4. “Zgjedhjet e 25 Prillit, nuk janë zgjedhje thjesht politike, por janë një moment i rëndësishëm nē historinë tonë. Eshtë momenti për një kthesë kombëtare, për të kthyer Shqipërinë në rrugën e Integrimit Europian, i cili do të mundësohet brenda 4 viteve të ardhshme të qeverisjes së djathtë, siç bëmë me NATO-n në 2005. Shqipëria do të jetë Europiane, sepse programi ynë,- theksoi ai, synon në ndërtimin e një qeverisje kushtetuese, kthimin e Institucioneve në shërbim të njerëzve, luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma të thella ekonomike, ….. Read More