Archives for November 2020

TAKIM NË LAPRAKË/ “Rinia të angazhohet në politikë, të vendosë për fatin e saj”

Kryesia e Partisë Republikane është ndalur në Laprakë, në një takim me kordinatorët dhe strukturat e kësaj njësie. Kryetari I Partisë Republikane Fatmir Mediu në fjalën e tij gjatë takimit me strukturat e PR-së në Laprakë theksoi se: 25 Prilli është një datë e rëndësishme, sepse do të ndajë të mirën nga e keqja. 25 Prilli është i rëndësishëm, sepse do të na ribashkojë përsëri me pjesën e përparuar europiane, për t`a bërë Shqipërinë pjesë të Europës, dhe unë kam bindjen që me reforma të thella, me një qeverisje të drejtë, që buron nga vota e shqiptarëve, qeveris me shqiptarët, për interesin e shqiptarëve, padyshim brenda 4-vjeçarit të parë, do ta bëjmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian, falë reformave që kanë në radhë të parë interesin kombëtar si prioritet, interesin e Shqipërisë, luftën kundër krimit të organizuar. Kush mohon, ………. Read More

Mblidhet Forumi i Gruas, dega Tiranë. Apeli: Merruni me politikë për vendime më të mira

Kryesia e Partisë Republikane organizoi një takim me forumin e gruas, dega Tiranë. Kryetari i Partisë Republikane që në fillim të fjalës së tij deklaroj se : Shqiptarët e kanë bërë përcaktimin e tyre. Shqiptarët duan të jenë vend i Bashkimit Europian, por për fatin e keq, në këtë rrugë  na pengon një qeveri, një regjim i korruptuar, i drejtuar nga Edi Rama. Duke vlerësuar forumin e gruas Republikane, Mediu theksoi se: Pjesëmarrja dhe angazhimi i grave në politikë është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme, jo thjesht për Partinë Republikane, por besoj për vlerën që ajo ka në  gjithë shoqërinë shqiptare. Ne nuk duam që ju të bëheni thjesht mbështetëse të Partisë Republikane . Ne duam që brenda Partisë Republikane ju të gjeni veten tuaj, për të realizuar ambiciet, për të realizuar qëllimet tuaja, për të ecur në karrierën tuaj. Mendoj që brenda gjithësecilit nga Ne si individ, ….. Read More

TAKIM TE NJËSIA 3/ “Ndryshimet kushtetuese të Ramës nuk janë për vendet e NATO-s apo BE-në”

Kryesia e Partisë Republikane zhvilloi një takime elektoral me strukturat e Njësisë 3 në Tiranë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu, bëri thirrje për një kujdes të veçantë nga Pandemia e Covid 19. “Shumë jetë kanë humbur, dhe shumë të tjerë kanë kaluar vështirësi të mëdha shëndetësore, dhe pamundësi financiare për t’u përballur. Kostoja e kurimit të COVID është disa herë më e lartë se paga mesatare mujore, dhe papunësia e varfëria ka rënduar më shumë këtë situatë. Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit kanë një rëndësi kombëtare. Rama ka shkatërruar çdo mundësi mirëbesimi dhe bashkëpunimi, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si asnjëherë më parë, nuk ka një reformë zgjedhore, për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Me qëllim të qartë manipulimi, ……. Read More

Takime në Elbasan dhe Cërrik për përcaktimin e kandidaturave për deputet

Në takimin, me drejtuesit e degëve të Partisë Republikane në qarkun e Elbasanit, kryetari PR Fatmir Mediu kërkoi përfundimin brenda muajit dhjetor, të përcaktimit të kandidaturave të PR në të gjithë qarkun, dhe njëkohësisht dhe përfundimin e organizimit elektoral në çdo qendër votimi dhe grup qëndrash votimi. Ndërsa në takimin me koordinatorët e degës së Cerrikut, theksoi nevojën e një angazhimi politik, së bashku me opozitën, për të bërë të mundur që në 25 Prill, Shqipëria të kthehet në rrugën e saj Europiane. Zgjedhjet e 25 Prillit kanë një rëndësi kombëtare, sepse përcaktojnë të ardhmen e çdo qytetari shqiptar dhe Kombit, në Europën e Bashkuar. Rama,- theksoi Mediu, nuk është vendosur thjesht kundër Europës,… Read More

TAKIM TE NJËSIA 4/ “PR është në shërbim të familjes, të së drejtës, pronës private dhe Kombit”

Kryetari i Partisë Republikane ka vazhduar takimet në Njësinë 4 edhe në një lagje tjetër, duke folur para një grupi tjetër koordinatorësh lokalë. Duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, zoti Mediu u shpreh: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, duhet të bashkohen kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe krimit të lidhur me qeverinë Rama, – theksoi kryetari i PR Fatmir Mediu, në një takim me grupin e dytë të koordinatorëve të Njësisë 4 në Tiranë. Të bashkohemi kundër të keqes, kundër antishqiptarizmit dhe antieuropianizmit, të bashkohemi në çdo shtëpi, lagje e qendër votimi, të ndeshemi me grupet kriminale të Ramës, që do të rremuje lirinë tonë për të vendosur me votë. 25 Prilli është dita e kthimit të Shqipërisë në rrugën Europiane, është dita e përgjegjësisë kombëtare, është dita ku duhet të tregojmë qartë se Europa dhe Amerika janë aleatët tanë dhe jo Serbia dhe interesat antishqiptare. Partia Republikane si forca e dytë e së ……… Read More