Themelohet Këshilli Politik, hapësirë angazhimi për intelektualët e rinj

Mblidhet Këshilli Politik i Partisë Republikane Shqiptare I cili ka në përbërje intelektual, të rinj, profesionistë dhe pedagog. Kryetari I Partisë Republikane, Zoti Mediu, theksoi se ky Këshill duhet të kthehet në një qëndër e organizimit të debatit për forcimin e së djathtës dhe ideve të saj. E djathta duhet të fokusohet …..…..në angazhimin e figurave historike me kontribut në jetën parlamentare, qeverisëse dhe publike gjithashtu të një brezi të ri intelektualësh të cilët krijojnë një vlerë të shtuar të së djathtës dhe janë e ardhmja në rrugën e ndryshimit dhe zhvillimit Europian të Shqipërisë. 25 Prilli duhet të jet fitorja e të djathtës, e vlerësimit të kombit, traditës, familjes dhe zhvillimit ekonomik. Kjo fitore duhet të shërbej kundrejt ndërtimit të shtetit dhe të shqiptarëve dhe jo të pushtetit të kalbur e korruptiv, që rrënon të ardhmen Europiane.
Po ashtu u ra dakort që në të ardhmen ky debat, të zhvillohet me shume të rinj e të reja që janë aktualisht jashtë Shqipërisë dhe për t’i bërë ata pjesë të rrugëtimit dhe ndërtimit të Shqipërisë Europiane.

Comments are closed.