TAKIM TE UNAZA E RE/ Mediu: Të marrë fund çështja e pronave e legalizimeve

Unaza e Re është një tjetër zonë e Tiranës e cila është përballur vazhdimisht këto 8 vite me problematika nga më të ndryshmet. Kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, ku bashkëbisedoi dhe pa nga afër problemet që shqetësonin banorët. Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”, pasi është votë për familjen, për pronën dhe për një ekonomi të fortë.
“Kjo zonë ka njohur jo vetëm persekutim ekonomik, por dhe persekutim politik. Nuk mundet kush të marrë pronën dhe të lozë me interesat e tua, ……….……….. dhe ajo se është legale apo s`është legale. Kjo histori e pafundshme dhe e turpshme e shtetit kundër pronës, kundër të drejtës për të gëzuar pronën dhe për t`a vënë atë në shfrytëzim, duhet patjetër të marrë fund.”
Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se legalizimi duhet të marrë fund sa më parë, që të kthehet prona në efekt ekonomik për qytetarët dhe se mënyra e vetme për ta arritur këtë është votimi në mënyrë masive kundër regjimit që po shtyp shqiptarët dhe që po pengon vendin drejt zhvillimit, me shpresën e kthimit të dinjitetit dhe lirisë. Mediu theksoi se midis shqiptarëve që duan dinjitet, punë dhe liri, Edi Rama është i dështuar. Pasi ai ka përqafuar krimin dhe korrupsionin që ka devijuar atë që ka qënë qëllimi dhe interesi ynë, i bashkimit të shqiptarëve në Europën e Bashkuar.
“Ky nuk është thjesht një bashkim i partive politike, por është rruga për të bashkuar shqiptarët drejt një të ardhmeje më të mirë, dhe ne detyrën e parë kemi garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.” përfundoi Mediu.

 

 

 

 

Comments are closed.