TAKIM TE NJËSIA 2 DHE 4/ Mediu: Të bashkojmë forcat, shqiptarët se meritojnë këtë qeverisje

Në vazhdën e takimeve intensive, kandidati Nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, z.Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.2 dhe nr.4.  Gjatë këtij takimi të hapur dhe shumë miqësor me banorët e zonës, u diskutua gjerësisht mbi problemet dhe nevojat e këtyre zonave si dhe mungesa e ndërhyrjes dhe e vëmendjes nga shteti.  Kandidati me nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” shprehu gatishmërinë e tij dhe bashkëpunimin për të sjellë prosperitetin dhe mirëqenien.
“25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.”
Qytetarët u shprehën se taksat e larta në një treg me paga …………………. kaq të ulëta janë shumë shqetësuese dhe se shpresa e tyre e vetme qëndron tek programi i Aleancës për Ndryshim dhe plani i saj për ringritjen e ekonomisë.
“Ne sot, më shumë sesa të vlerësojmë politikën, do t`ju bëja thirrje që cdo natë, kur diskutoni me njëri-tjetrin, shikoni fëmijët tuaj dhe bëjini një pyetje vetes; A është kjo që keni menduar? A kanë fëmijët tanë shansin për t`u arsimuar dhe edukuar sic duam ne të arsimohen dhe edukohen dhe për të ndërtuar familjen e tyre dhe suksesin e tyre?”
Ndër të tjera zoti Mediu u shpreh për rëndësinë e madhe që mbart koalicioni “Aleanca për Ndryshim” bashkim që tregon qartë vullnetin e mirë politik për të punuar bashkë në të mirën e shqiptarëve dhe u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen  me këtë program dhe ide të qartë, të kuptueshëm dhe të lexueshëm nga cdo qytetarë i thjeshtë, intelektual dhe njerëz të cilët duan të bashkohen në rrugëtimin e përbashkët për të zhvilluar Shqipërinë.
“Le të shkojmë në datën 25 Prill të gjithë të bashkuar, që urrejtjen, përbuzjen, varfërinë, përcarjen, fjalën e keqe, që zotëron sot nga mëngjesi e deri në darkë tek Edi Rama, t`a zëvendësojmë me respektin, dashurinë, mirëkuptimin, dinjitetin dhe punën.”
Ai theksoi se liritë dhe të drejtat tona të respektohen nga shteti, ku të kemi një qeverisje që t`i shërbejë interesave tona dhe jo të kthehemi në shërbëtorë të qeverisë. Ai e mbylli takimin e tij duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë një zë  fuqishëm i së drejtës dhe shpresës duke votuar me 25 prill Aleancën për Ndryshim, zgjedhjen më të sigurtë për cdo shqiptar!

Comments are closed.