TAKIM TE NJËSIA 1/ Mediu: Mos të lejojmë një  tjetër regjim shtypës të na rrëmbejë  të  ardhmen

Në vazhdën e takimeve elektorale, Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.1 në zonën e Shkozës, Tiranë. Në këtë takim z.Mediu theksoi rëndësinë e të qenurit bashkë  kundër përbuzjes dhe padrejtësive dhe se nuk duhet ta lejojmë poshtërimin dhe mohimin që Rama po u bën shqiptarëve. Ai nënvizoi fyerjen që Rama bëri duke i quajtur dembelë shqiptarët dhe planin e tij për shpopullimin e Shqipërisë duke sjellur punëtorë  nga Bangladeshi. “Kjo është një politikë djallëzore. Është politika më makabre që është zhvilluar në të gjithë historinë politike ……….………. të këtyre 30 viteve, shpopullimi i Shqipërisë.” Z.Mediu bëri thirrje që në  emër të  interesit kombëtar, mirëqënies dhe interesit familjar, të  reflektonin dhe të  votonin ndryshimin me 25 prill. Ai theksoi se kjo datë  duhet parë  me shumë  rëndësi pasi vendoset fati i vendit, vendoset për të ardhmen duke i thënë jo krimit dhe korrupsionit të  Edi Ramës, duke ndjekur kështu rrugën evropiane. Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”. “Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë 30 vjet në një bashkëpunim me njëra-tjetren, në një bashkëpunim kundër regjimit komunist në fillim, për të ndërtuar demokracinë, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Comments are closed.