TAKIM NË SELITË/ Mediu: Të ndërtojmë Shqipërinë duke u mbështetur te tradita e familjes

Partia Republikane organizoi një takim me strukturat e degës së Selitës. Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e degës, si dhe banorë të kësaj zone, kryetari PR Fatmir Mediu theksoi se: Jetojmë në nje vend ku regjimini korruptuar i Ramës ka zaptuar cdo gjë. Të gjithe duhet të pyesim vehten. A kemi liri? A kemi demokraci? A kemi standarte? A kemi respekt të shtetit karshi atyre që e votojnë? A janë pushtetarët shërbëtorë të njerëzve? Nuk të bën njeri fakti se je kryeministër, je deputet apo je ministër, por kur je në këto pozicione ke disa detyrime shumë të mëdha, që të besosh tek njerëzit, të punosh për njerëzit dhe të vlerësosh çdo…….………. gjë që kërkojnë njerëzit, dhe në qoftë se i bën këto, atëherë mund ta shtysh shoqërinë përpara, ke forcë që të bësh ndryshime të mëdhaja. Në qoftë se i shikon njerëzit nga lart dhe mendon se ti je ai që kontrollon cdo gjë dhe njerëzit nuk kanë vlerë, vetëm e shkatërron shoqërinë. Edi Rama ka futur edhe një element tjetër shumë negativ në politikë, elementin e përbuzjes, të sharjes dhe të fyerjes. Në të gjitha historitë e kombeve, një njeri që shan, një njeri që fyen, një njeri që përbuz, nuk mund të ndërtojë, vetëm shkatërron. Shqipëria është një vend shumë i vogël. Shqipëria nuk mund të ndërtohet nëpërmjet konfliktit. Shqipëria ka vlera, ka tradita, të cilat po përpiqen t`i shkelin me këmbë, këta që janë sot në pushtet. Respekti dhe marrëdhënia e drejtë me prindërit, me fëmijët, dëshira për të ndërtuar diçka të përbashkët. Unë dua t`a falënderoj Mikaelën sot që e filloi fjalën e vet me gjyshin e saj, sepse kjo është ajo që na mban ne të gjithë bashkë. Ne po nuk ditëm të respektojmë prindërit tanë, nuk mund të presim që të na respektojë dikush tjetër, as fëmijët tanë nuk do të na respektojnë nesër. Por kur je në politikë dhe je në pozicione të tilla, ka shumë rëndësi se si sillesh, sepse do të thotë që mënyra se si sillesh ti, krijon një kulturë dhe një marrëdhënie në shoqëri. Në qoftë se kryeministri është përbuzës, është tallës, është përçarës, ashtu do të jetë dhe shoqëria. Prandaj ka ardhur momenti që ne duhet të ndryshojmë, duhet të ndryshojmë mentalitet, duhet të ndryshojmë kulturë”.

Comments are closed.