TAKIM NË KORÇË/ Mediu: Edi Rama pengesa në rrugën tonë evropiane

Partia Republikane zhvilloi takime me strukturat e saj elektorale në Korcë. Përcaktimi I kandidaturave të PR me qarkun e Korcës ishin në fokus të këtij takimi, si dhe zhvillimet politike në vend. Duke vlerësuar situatën e rëndë në vend Kryetari I Partisë Republikane Fatmir Mediu nënvizoi se: Jetojmë në kohë të vështira, por është mirë si njerëz të bëjmë dhe analizën se pse jetojmë në kohë të vështira. Ka gjëra që s`i kemi, apo ka gjëra që na i kanë marrë? Nuk dimë, nuk duam, apo nuk na lënë? Pyetja e parë është: A po i gëzojmë liritë dhe të drejtat tona? Ato të cilat besuam dhe luftuam të gjithë. Liri dhe të drejta të cilat janë të shkruara në Kushtetutë. Kushtetuta shkruhet për të respektuar ……….………liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për të kufizuar autoritetin dhe pushtetin dhe abuzimin e qeverisë. A jemi sot ne, në një sistem funksional demokratik.? Edi Rama kërkoi të krijojë një bindje dhe vazhdon ta bëjë atë, që politika është e pavlefshme, ka vetëm një njeri në këtë vend, i cili mund të bëjë si të dojë, kontrollon dhe vepron sipas interesave të tij dhe të klanit që ai ka rreth e rrotull, duke ndërtuar regjimin më të korruptuar që ka sot Ballkani. Për më tepër Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet, ka pasur si qëllim që të shkatërrojë atë që është fuqia dhe autoriteti i çdo shqiptari. Ekonomia shqiptare,  e tha raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është nga ekonomitë më të varfëra në Europë. Tha që Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të varfëra në Europë. Edi Rama nuk e do Europën. Çdo veprim që bën Edi Rama është kundër Europës. Ka shtatë vjet që Shqipëria refuzohet. Ka shtatë vjet që shqiptarët refuzohen. Refuzohen për shkak se Edi Rama nuk ka bërë asnjë gjë që të realizojë standartet që kërkon Bashkimi Europian. Ne nuk pranohemi në Bashkimin Europian për shkak se nuk kemi plotësuar detyrimet, nuk kemi plotësuar detyrimin për një Reformë Zgjedhore konsensuale, siç e ka kërkuar Bundestagu gjerman. Nuk kemi plorësuar detyrimet për të pasur një sistem gjyqësor funksional, sidomos Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, e cila u shkatërrua në mënyrë të qëllimshme nga ana e Edi Ramës”.

Comments are closed.