TAKIM NË KAVAJË/ Mediu: Të jemi në krye të përballjes me regjimin e korruptuar të Edi Ramës

Qyteti I Kavajës i rezervoi një mbështetje të madhe, z Fatmir Mediu, kandidati 7 i “Aleancës për Ndryshim”.  Kryetari I republikanëve u kërkoi pjesmarrësve në takim të votojnë nr.7, në koalicionin “PD-AN” me nr 9. Në fjalën e tij ai tha se: Largimi masiv I shqiptarëve për shkak të regjimit korruptiv dhe antikombëtar Rama është me pasoja shumë të mëdha. Prandaj duhet të bashkohemi se është koha që të largohet Edi Rama, si shkaktar i kësaj braktisje, dhe jo të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”.
Mediu duke vleresuar historinë dhe qendresen e Kavajës theksoi: “Kavaja është shtëpia ime, është shkëndija e parë e demokracisë shqiptare, është çuar e para për të luftuar sistemin komunist. Kanë kaluar 30 vite, kur në muret e Kavajës u shfaqën për herë të parë shkrimet e famshme, “Enver – Hitler” dhe “Poshtë diktatura!”.   ………………..…………..
Të gjithëve më atë kohë degjonim me padurim zërin e Amerikës, zërin e Elez Biberajt, i cili erdhi në Shqipëri me Sekretarin Amerikan te Shtetit , duke na dhënë shpresë dhe besim se në rrugën tonë të demokracisë kishim në krah Amerikën.
Mbas 30 vjet marrëdhënie me SHBA z Biberaj deklaroi se: “Shqipëria vitet e fundit ka përjetuar një rrëshkitje mbrapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Europë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet”.
Kjo qeveri vetëm ka shkatërruar dhe mohuar cdo gjë të ndërtuar nga shqiptarët.
2005 – 2013 ne kemi investuar në të gjithë territorin e Shqipërisë 11 mijë kilometra rrugë rurale dhe kombëtare. Po ashtu u dyfishuan pagat. Kemi pasur marrëdhëniet më të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Amerikan Bush, në krah të kryeministrit Berisha deklaroi: – Shqipëria në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës, dy arritjet më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Shqiptarët kanë pasur marrëdhënie më të mira me Bashkimin Europian, por për fatin e keq, që nga 2013 e tutje, Shqipëria ka ecur vetëm mbrapsht. Kemi kryeministër një njeri i cili mendon që jemi shërbëtorë të interesave të tij korruptive dhe kriminale. Kemi një njeri që ka shkatërruar shtetin, ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar marrëdhëniet tona më të mira me partnerët tanë, e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e problemit në Ballkan, në rrugën e trafikut të drogës. Detyra jonë qytetare dhe kombëtare është të dalim për të votuar të gjithë në mënyrë masive. Të rikthehemi dhe njëherë në dëshirat e viteve 1991-1992 këtu në Kavajë, ku të gjithë dolën për të votuar, për të larguar diktaturën dhe sot do të largojmë diktaturën e krimit dhe të korrupsionit të përfaqësuar nga Edi Rama.”

Comments are closed.