TAKIM NË KAMËZ/ Mediu: Kush nuk voton, nuk llogaritet në shoqëri

Kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në Kamëz dhe Bathore. Mediu takoi biznese të cilat po shkojnë drejt falimentimit për shkak të korrupsionit qeveritar dhe taksave të larta.
Varfëria ka kapluar gjithë Shqipërinë. Kjo qeveri po i largon dëshpërimisht qytetarët nga vendi. Mbi gjysëm milioni shqiptarë janë larguar. Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se: “Jetojmë në një kohë absurdi, të një kryeministri i cili shan, fyen, përbuz shqiptarët, të një kryeministri i cili nuk ndalet asnjë ditë, duke mallkuar dhe duke sharë shqiptarët, duke i quajtur ata si të paaftë,…..…….. si përtacë, që nuk duan të punojnë, në një kohë që e ka shkatërruar ekonominë dhe shqiptarët nuk kanë më as barazi përballë ligjit, dhe as shanse dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe ekonominë e tyre familjare. Kemi në njërën anë një qeverisje e cila ka shkatërruar interesin tonë kombëtar dhe në anën tjetër kemi të gjithë shqiptarët, të cilët interesin kombëtar e kanë primar. Kemi në njërën anë atë qeveri që ka shkatërruar ekonominë tonë familjare dhe në anën tjetër besimin tonë që mund të ndërtojmë të ardhmen tonë. 25 Prilli është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Është dita kur si shqiptarë që kërkojmë të vendosim dinjitetin tonë, si shqiptarë që duam familjet tona, duam fëmijët tanë, duam prindërit tanë, duam kombin tonë, ne duhet t`i themi ndal një regjimi i cili po shkatërron cdo mundësi, cdo të ardhme për gjithësecilin nga ne, për familjet tona dhe për vendin tonë. 25 Prilli Është dita kur ne duhet të tregojmë përgjegjësinë tonë si qytetarë, që marrim në dorë fatin tonë me dinjitet. Është dita kur ne duhet të dalim të votojmë. Kush nuk voton, nuk llogaritet në një shoqëri. Kush nuk voton lë veten peng, por edhe familjen e tij, krijon pamundësi për të gjithë, për të diskutuar dhe vendosur së bashku. Prandaj detyra e pare dhe rruga e vetme për të shmangur manipulimin që do të bëjë Edi Rama, është votimi masiv i gjithësecilit nga ne. Taksat e larta po shkatërrojnë bizneset dhe ekonomitë familjare, duke shtuar papunësinë dhe varferinë. Nuk ka dallim ndërmjet banditëve që dalin me maskë në rrugë dhe grabisin dhe një shteti që me ligje të padrejta, fut dotën në xhepin e qytetarit sa herë që i teket.Atë që ju ka falur Zoti, mos ja lini robit, atë që ju ka dhënë Zoti, lirinë dhe jetën, mos ja lini Edi Ramës, mos ja lini asnjë politikani. Lirinë, jetën dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë, dedikojani fëmijëve tuaj, prindërve tuaj, familjes suaj, vendit tuaj. Pra do t`ju ftoja që të votoni “Aleancën për Ndryshim”. Varfëria ka kapluar gjithë Shqipërinë. Mbi gjysëm milioni shqiptarë janë larguar, janë njerëz të rinj, profesionistë, intelektualë dhe kjo ka krijuar një problem shumë të madh ekonomik, por edhe social brenda familjeve tona. Mbi 70% e të rinjve duan të ikin. Mbi 90% e atyre që kanë shkuar për t`u arsimuar jashtë, nuk duan që të kthehen në Shqipëri. Pyetja është pse? Sepse këtu nuk ka qeverisje, jo se nuk ka mundësi” përfundoi Mediu.

 

Comments are closed.