Takime në Elbasan dhe Cërrik për përcaktimin e kandidaturave për deputet

Në takimin, me drejtuesit e degëve të Partisë Republikane në qarkun e Elbasanit, kryetari PR Fatmir Mediu kërkoi përfundimin brenda muajit dhjetor, të përcaktimit të kandidaturave të PR në të gjithë qarkun, dhe njëkohësisht dhe përfundimin e organizimit elektoral në çdo qendër votimi dhe grup qëndrash votimi. Ndërsa në takimin me koordinatorët e degës së Cerrikut, theksoi nevojën e një angazhimi politik, së bashku me opozitën, për të bërë të mundur që në 25 Prill, Shqipëria të kthehet në rrugën e saj Europiane. Zgjedhjet e 25 Prillit kanë një rëndësi kombëtare, sepse përcaktojnë të ardhmen e çdo qytetari shqiptar dhe Kombit, në Europën e Bashkuar. Rama,- theksoi Mediu, nuk është vendosur thjesht kundër Europës,…… por kundër shqiptarëve, lirisë dhe interesit tonë si komb që ka vetëm një destinacion, BE. Qeveria e opozitës do të garantojë ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe punësimit, duke mbështetur biznesin me taksa të ulëta. Reforma për të ndërtuar një shtet funksional kushtetues, ku respektimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, janë në themel të qeverisjes. Kemi provuar, – theksoi ai, se kur kemi luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, kemi kryer reforma në ndërtimin e Institucioneve demokratike dhe zhvilluar ekonominë e vendit, kemi realizuar qëllime të mëdha, siç ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Opozita s’duhet të humbasë asnjë çast, por duhet të bashkohet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill.

Comments are closed.