TAKIM ME TË RINJTË/ Mediu: E ardhmja ju përket ju, merrni fatet e vendit në dorë

Kryetari i Partisë Republikane njëkohësisht dhe kandidati Nr.7 i PD-Aleancës për Ndryshim, z.Mediu zhvilloi një takim me të rinj  dhe mbështetës në Tiranë. Gjatë këtij bashkëbisedimi me të rinj dhe të reja, z.Mediu u ndal dhe analizoi problemet me të cilat po përballen sot shqiptarët. Ai diskutoi mbi sfidat e shoqërisë shqiptare si korrupsionin, mungesën e transparencës, të meritokracisë dhe shkeljen e parimeve dhe interesave kombëtare që po ndodhin sot në flagrancë nga kryeministri Rama. Gjatë këtij takimi interaktiv ……………… ai theksoi se është e rëndësishmë që shqiptarët të bëhen bashkë për të vendosur për fatin e tyre duke i dhënë zë dhe forcë vetes me anë të votës së drejtë dhe të vërtetë.  Ai e konsideroi si shumë të rëndësishme vendosmërinë shoqërore dhe familjare kundrejt rreziqeve që u kanosen, vendosmëri që duhet shprehur më fort se kurrë me anë të votës. Sipas tij kryeministrit nuk i ka mbetur asgjë tjetër përvec pushtetit, pushtet i cili duhet sakrifikuar për të mirën e shqiptarëve.
“Nuk është normale që shqiptarët të largohen në këto përmasa, ata nuk po largohen nga dëshira por po detyrohen te marrin një vendim të tillë padashur. Familja nuk është krijuar për tu ndarë por për të jetuar në paqe së bashku.”
Ai u shpreh se është detyrë e qeverisë t’u shërbejë njerëzve, t’u garantojë atyre lirinë, dinjitetin dhe nderin.
”Kjo është një situatë që nuk mund të pranohet më, është një situatë që duhet t`i themi ndal, pavarësisht nga bindjet politike, prandaj them që gjëja më e mirë që mund të bëjmë, është të dalim masivisht për të votuar.”
Ai theksoi se demokracia kërkon angazhim dhe se është detyrë qytetare dhe njerëzore për të votuar dhe për të vendosur për fatin e vendi.
“Aleanca për Ndryshim” më bën për vete më shumë se cdo gjë tjetër, është fakti që është përpjekur të jetë shumë konkrete në këto zgjedhje, me një program të qartë ekonomik, duke vendosur në plan të parë individin dhe mirëqënien e tij, duke vendosur në plan të parë familjen. Pra është ideja për të ndërtuar mirëqënien duke filluar nga gjithësecili nga ne, për të shkuar tek familjet tona dhe për të ndërtuar ekonominë kombëtare.”

Comments are closed.