Takim me strukturat e Njësisë 1. Mediu: E djathta duhet të jetë krenare për arritjet e saj

Partia Republikane mblodhi strukturat e njësisë administrative numër 1. Kryetari I PR Zoti Fatmir Mediu, thkesoi që “Gjallërimi I strukturave të Partisë Republikane në këtë njësi me antëarë të rinj, në përbërje dhe moshë, tregon qartë që Partia Republikane e ka të garantuar suksesin e saj në qarkun e Tiranës”.
E djathta duhet të përfshijë në angazhimet e saj politike, parlamentare dhe qeverisëse, të gjithë…….………. vlerat e saj historike dhe në mënyrë të vecantë atë kontigjent të rinjsh dhe të rejash të cilët kanë mbaruar në Universitet e Shqipërisë, në Amerikë dhe Europë, të cilët së bashku me Profesorët e tyre, janë një aset I cmuar kombëtar.
Ne jemi krenar që kemi mes nesh shumë të tillë.
E djathta duhet të jetë gjithmonë krenare me historinë e vet, dhe nuk mund të krahasohet me të majtën për atë që ajo ka realizuar për, Kombin, Shqipërine dhe shqiptarët në keto 30 vite. Duke filluar me liberlaizimin e vizave me BE, antarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërtimin e një infrastrukture moderne nën drejtimin e Sali Berishës. Sot e djathta ka një përgjegjësi të nadhe sot, jo thjeshtë për të larguar regjimin e korruptuar të Rilindjes së Edi Ramës, por për ta kthyer Shqipërinë drejt rrugës Europiane dhe të garantojë mundësinë e antarësimit në BE gjatë mandatit të saj qeverisës mbas 25 Prillit. Në mandatin e saj qeverisës, të garantojë një zhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe punësim të shqiptarëve për të ndaluar largimin masiv të pjesës më aktive të shoqërisë, duke shmangur kështu një problem të madh politik, ekonomik dhe social.

Comments are closed.