TAKIM ME BIZNESET/ Premtim elektoral – taksë të sheshtë 9%

Kryetari I Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me biznesmen të rinj. Të gjithë përfaqsuesit e biznesit theksuan se po ndeshen me vështirësi dhe pamundësi për të bërë biznes. Në këtë situatë pandemie qeveria nuk ka dhënë asnjë mbështetje sic ka ndodhur në vendet e rajonit. Korrupsioni, mungesa e sigurisë juridike, pabarazia në tendera dhe adresimi i financave publike shoqëruar me rritjen tej cdo kufiri logjik të borxhit po e cojnë ekonominë kombëtare drejt një pandemie të rëndë dhe bizneset drejt falimentimit. Kryetari Partisë Republikane Mediu shprehu gadishmerinë për të degjuar dhe mbështetur biznesin si burim kryesor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Ne jemi të gatshëm si Parti Republikane të ndërmarrim iniciativat ligjore dhe iniciativat ekzekutive, …..………të cilat do t`i japin mbështetje biznesit. Zhvillimi i biznesit është në mënyrë të padiskutueshme, rruga e vetme për të krijuar mundësitë për punësim dhe ndërtimin e një ekonomie familjare dhe një ekonomie kombëtare të qëndrueshme. Por pika e parë ku duhet të fillojmë ne, duhet të biem dakort të gjithë së bashku, është që të krijojmë një konstitucion normal në Shqipëri, sepse nuk e kemi. Ne kemi prishur sistemin kushtetues në vend, nuk kemi më sistem gjyqësor, nuk kemi më Parlament të përgjegjshëm dhe nuk kemi qeverisje të përgjegjshme. Prandaj e para duhet të fillojë pikërisht në ndërtimin e një konstitucioni që tregon qartësisht se kush janë limitet e veprimit të qeverisë, për të vazhduar më tej, në gjykimin tim, në mënyrë të padiskutueshme me reforma rregullatore, të cilat garantojnë mundësinë për të bërë biznes, jashtë kontrollit të burokracisë, i cili sa më tepër kontroll, sa më e madhe të jetë qeveria, aq më tepër do të shtohet korrupsioni dhe aq më tepër do të jenë pamundësitë për të bërë biznes në Shqipëri, për të vazhduar edhe me politikat fiskale, të cilat stimulojnë biznesin. Unë kam bindjen që një politikë fiskale, e cila është e thjeshtë, por dhe nuk dëmton biznesin, është politika më e mirë, për të garantuar një raport të drejtë dhe zhvillim të qëndrueshëm të asaj çka bën shteti dhe asaj çka bën sektori privat, dhe bashkë me Partinë Demokratike, ne më parë por edhe tani, kemi përcaktuar si qëndrimin tonë nga pikëpamja e politikës fiskale taksën e sheshtë. Pra të ketë një taksë të sheshtë 9%, e cila në gjykimin tonë, krijon dhe stimulon edhe të ardhura më të mëdha në Buxhetin e Shtetit, por këto të ardhura në Buxhetin e Shtetit, pastaj është një moment tjetër që do të ndihmojë të zhvillojë ekonominë, në mënyrën se si përdoren këto të ardhura, do të përdoren për të stimuluar grupe të caktuara, interesa preferenciale, siç ndodh sot, apo do të futen në sektorë, të cilët ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Gjatë qeverisjes 2005 – 2009, një fokus të madh në gjykimin tonë si qeveri në atë kohë, kishte zhvillimi i infrastukturës, për të pasur një zhvillim sa më proporcional të ekonomisë së Shqipërisë, dhe padyshim kishte edhe sektori i energjitikës si një nga sektorët bazë, mbi të cilët mund të zhvillohej ekonomia. Pra infrastruktura dhe energjia mendonim që ishin dy kolona të rëndësishme të asaj kohe, për të pasur një zhvillim ekonomik të mirë, dhe besoj që ecëm jo keq, do të thoja ecëm mirë nga viti 2005 dhe deri në vitin 2009.

Comments are closed.