“Në Tiranë, bashkë me rininë, do të marrim më shumë se një deputet”

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka mbledhur shtabin elektoral të Tiranës, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sabotuar çdo mundësi për zgjedhje të lira.“Si asnjëherë më parë nga 2013 që qeveris ky regjim i korruptuar, nuk është bërë asnjë reformë zgjedhore sipas standarteve të ODHIR, por e kundërta: është shkatërruar Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, për t’i mohuar opozitës….. dhe shqiptarëve mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama për qëllimet e pushtetit të tij po përdor një parlament të paligjshëm dhe qesharak. Por as Rama dhe askush tjetër nuk mund t’i ndalojnë shqiptarët për të rimarrë pushtetin në dorën e tyre, për t’u rikthyer në rrugën Europiane”,- tha Mediu.
Nga ana tjetër, Mediu theksoi se Partia Republikane gjithmonë ka pasur deputetin e saj në Tiranë por në këto zgjedhje mbi 80% e strukturave drejtuese janë të rinj dhe “kam bindjen që PR do të marrë më shumë se një deputet dhe rinia do ketë përfaqësuesin e saj në parlament. Së bashku opozita dhe qytetaret e bashkuar do fitojne dhe ndërtojne nje qeveri qe vjen nga vota e tyre dhe i shërben atyre”, tha më tej kreu i PR-së.

Comments are closed.