Mediu: Të bashkohemi në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë, kundër Ramës

Drejtuesit e Partisë Republikane zhvilluan një takim me strukturat e degës së qytetit të Vlorës. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e prillit 2021, drejtuesit e degës së këtij qyteti, kanë filluar tashmë  punën për afrimin dhe evidentimin e figurave që mund të kandidojnë për deputet, por edhe në shtimin e radhëve të anëtarësisë …….….së republikanëve. Më poshtë, një pjesë nga fjala e kryetarit Mediut në Vlorë: Vlora e mundësive pafund është në varfëri ekonomike dhe papunësi. Klanet kriminale të kanabisit, të mbështetur nga qeveria, të lidhura tashmë me grupet kriminale të trafikut të drogës, e kanë kthyer Vlorën në vendin e larjes së hesapeve. Jeta ështe e pasigurtë dhe lidhjet e krimit me qeverinë dominojnë mbi çdo gjë. Vlora dhe familjet e mëdha patriotike kanë bërë historinë e Shqipërisë dhe kombit. Shqipëria duhet të rikthehet në historinë e saj Europiane dhe Vlora duhet të rikthejë me forcë vlerat më të mira të saj, duke përbuzur regjimin e korruptuar të Ramës. Largimi masiv i të rinjve, profesionistëve nga Vlora dhe mbarë Shqipëria, po kthehet në një dramë kombëtare, duke krijuar probleme të mëdha politike, ekonomike dhe sociale. Rama nuk do të ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve,  prandaj opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë”.

Comments are closed.