Mediu takim me degët në Tiranë: Jemi për lista të hapura

Në mbledhjen e degës së Partisë Republikane për Tiranën, kryetari i PR, Fatmir Mediu theksoi se Kodi Zgjedhor duhet të mbarojë sa më parë. Propozimi i opozitës për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR është në shërbim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e bazohet në marrëveshjen për Këshillin Politik në janar. Partia Republikane kërkon të hapen listat dhe propozimi i fundit i Edi Ramës tregon qartë se ai është për lista të mbyllura dhe ka për qëllim të ndalojë koalicionin e qytetarëve me opozitën kundër regjimit korruptiv që ka ndërtuar. Kryetari i Tiranës, Blendi Sulaj, theksoi se dega e Tiranës është e përgatitur për zgjedhjet dhe nëse Partia Republikane gjithnjë ka fituar 1 deputet në Tiranë, me punën dhe organizimin e PR, do marrë më shumë se 1 deputet.

Comments are closed.