Mediu nga Fieri: Presidenti të shpërndajë Parlamentin

Në takimin me strukturat e Partisë Republikane në Fier kryetari i saj Fatmir Mediu theksoj se Edi Rama dhe regjimi i tij i korruptuar e kanë çuar Shqipërinë në kufijtë e një dëshpërimi të thellë. Kjo qeveri ka sjellë vetëm, varfëri, papunësi, korruspsion, pasiguri, krim, eksod masiv të pjesës më aktive të shoqërisë. Interesat kombëtare janë zëvendesuar me interesat personale. Kalimi i Kodit elektoral pa konsensus, pa pritur vleresimin e komosjonit të Venecias, injorimi i Gjermanisë dhe Europës është një krim kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Refuzimi që Edi Rama i bëri BE është refuzimi që ai i bën punës dhe qëllimit historik të shqiptarëve jo vetëm në këto 30 vite. Ky regjim i korruptuar njësoj si regjimi diktatoria është pozicionuar hapur si antishqiptare dhe anti-europiane. Diktatura komuniste është zëvendesuar nga diktati dhe pushteti i krimit dhe korrupsionit të cilët janë aleatët e Ramës për të manipuluar zgjedhjet. Opozita dhe shqiptarët kanë vetëm një duhet të bashkohen në cdo skaj të Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin e këtij regjimi dhe rikthimin në rrugën europiane. Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin duke mbrojtur kështu kushtetutën dhe interesat e Shqipërisë. Është detyrë e të djathtës që të rikthejë vlerat më të mira, shpresën dhe besimim, të bëjë Shqipërinë vend anëtar te BE, sic e beri vënd anëtar të NATOs nën drejtimin e Berishës. Është detyrë e së djathtës të afrojë në politikën e saj, në garën për parlament dhe qeveri njerezit më të aftë, intelektualë brenda dhe jashtë vendit që se refuzojnë poshtërimin dhe përbuzjen e sektit Rama, të ofrojë intelektualë e të rinj që zotërojnë dijen dhe aftësitë për të ngërtuar një shtet të shqiptarëve për shqiptarët” përfundoi Mediu.

Comments are closed.