Mediu dhe Xhepa takim me studentë e pedagogë mes rastin e 8-Dhjetorit

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Profesor Selami Xhepa Rektor i Universitetit  Evropian të Tiranës zhvilluan një bashkëbisedim me studentë, pedagogë dhe profesionistë të cilët kanë studiuar në Shqiperi, në vendet e BE-së dhe SHBA. Ky bashkëbisedim me rastin e 8-Dhjetorit, “Ditën e Lëvizjes Studentore”, riktheu ditët e protestave të sdutentëve, por mbi të gjitha gjendjen jashtëzakonisht të rëndë ekonomike dhe politike mbas 30 vitesh në Shqipëri.
Profesor Xhepa dhe Kryetari i PR Mediu vlerësuan, rolin dhe kurajon e studentëve të Dhjetorit në përballjen dhe përmbysjen e sistemit komunist dhe fillimin e pluralizmit shqiptar me themelimin e Partisë Demokratike. Ata evidentuan arritjet e pluralizmit dhe demokracisë shqiptare ……..…….në këto 30 vite, por dhe problemet qe kanë shoqëruar tranzicionin e gjatë shqiptar.
Profesor Selami Xhepa theksoj se Partia Demokratike, Partia Republikane si dhe e djathta ishin promotorë të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe vlerave të demokracisë liberale në një shtet tërësisht të rrënuar politikisht dhe ekonomikisht nga diktatura komuniste, si asnjë vend tjetër i lindjes komuniste. Motivi shqiptarëve i cili u kthye në qëllim kombëtar ishte ”Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, në partneritet me ShBA dhe BE për të integruar Shqiperinë dhe kombin shqiptar drejt strukturave Euro-Atlantik.
Kryetari PR Mediu theksoi se antarësimi i Shqiperisë në NATO, liberlizimi I vizave janë nga fitoret me rendësi të madhe historike për shqiptarët nën qeverisjen e kryesuar nga z Berisha. Këto arritje kombëtare erdhën për shkak të luftës me krimin dhe korrupsionin dhe duke u orientuar në reforma te thella ekonomike dhe institucionale. Mediu theksoi nevojën e një ndryshimi të domosdoshëm në qeverisje dhe parlament. “Qëllimi ynë duhet të jetë ndërtimi i Shtetit të së Drejtës, standarteve Europiane kushtetuese, ku përcaktohen qartë roli i 3 pushteteve kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Ndërtimin e një Shteti ku drejtësia duhet ti sherbejë interesit te qytetarëve dhe të garantojë barazinë perballë ligjit.
Për fatin e keq sot nuk jemi nje Republike Parlamentare por një  Republikë e një individi te Edi Rames I cili ka ndërtuar një regjim te korruptuar, duke shkatërruar ekonominë, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe duke ju kundërvëne Europës. Parlamenti duhet të jetë një institucion i rëndësishem që përfaqëson interesat e qyetarëve dhe si I tillë, duhet patjetër të ketë mundësi të zgjedhin deputetët që do I përfaqësojnë,  si dhe deputet të jenë të përgjegjshëm përballë qytetareve dhe jo vetëm partive politke. Zhvillimi I ekonomisë kërkon politika mbështetëse ndaj biznesit, taksa te ulëta dhe siguri juridike. Shqiperia është vendi me i varfër në Europë jo se i mungojnë resurseset dhe kapacitet njerëzore, por sepse i mungon një qeverisje e drejtë. Regjimi I korruptuar I Edi Ramës,  taksat e qytetarëve i përdor për afera korruptive dhe politika klienteliste” theksoi Mediu gjatë fjalës së tij.
Shumë studentë ngritën shqetësimin e pamundesisë për punësim, apo vlerësim të meritës së tyre si dhe  pamundësisë për të hapur dhe zhvilluar biznes,  prandaj kjo situatë e rëndë ka detyruar bashkëmoshatarët e tyre të largohen nga Shqipëria. Ata theksuan se Universitetet duhet të gëzojnë autonomine e tyre dhe te mos jenë nën kontrollin e qeverisë.
Në përfundim të gjithë bashkëbiseduesit theksuan nevojën e përfshirjes në politkë për të ndryshuar Shqipërinë në 25 Prill dhe për t’u ribashkuar me Evropën me një qeverisje të djathtë dhe të pergjegjshme. Opozita e ka të domosdoshme angazhimin në garën e saj elektorale dhe qeverisëse të njerëzve të aftë, pedagogë, intelektualë, studentë dhe profesionistë të aftë të cilët punojnë brenda dhe jashtë Shqiperisë.

 

Comments are closed.