Mblidhet Forumi i Gruas, dega Tiranë. Apeli: Merruni me politikë për vendime më të mira

Kryesia e Partisë Republikane organizoi një takim me forumin e gruas, dega Tiranë. Kryetari i Partisë Republikane që në fillim të fjalës së tij deklaroj se : Shqiptarët e kanë bërë përcaktimin e tyre. Shqiptarët duan të jenë vend i Bashkimit Europian, por për fatin e keq, në këtë rrugë  na pengon një qeveri, një regjim i korruptuar, i drejtuar nga Edi Rama. Duke vlerësuar forumin e gruas Republikane, Mediu theksoi se: Pjesëmarrja dhe angazhimi i grave në politikë është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme, jo thjesht për Partinë Republikane, por besoj për vlerën që ajo ka në  gjithë shoqërinë shqiptare. Ne nuk duam që ju të bëheni thjesht mbështetëse të Partisë Republikane . Ne duam që brenda Partisë Republikane ju të gjeni veten tuaj, për të realizuar ambiciet, për të realizuar qëllimet tuaja, për të ecur në karrierën tuaj. Mendoj që brenda gjithësecilit nga Ne si individ, …..….ka një vlerë të jashtëzakonshme të kuptimit të drejtë të jetës, të marrëdhënies që duam të ndërtojmë. Cështja e barazisë  gjinore, është bërë një diskutim jashtëzakonisht i madh sot, për të gëzuar raporte të drejta dhe të barabarta, por rruga më e mirë, nuk është çfarë ju japin, është çfarë kërkoni dhe çfarë ndërtoni dhe besoj që brenda jush ka forcë dhe energji, për të çuar Shqipërinë përpara, për të ecur jo vetëm në angazhime politike, por dhe në angazhime të tjera në vendimarrje. Shqipëria ka nevojë për njerëz të mirë. Shqipëria ka nevojë për tolerancë. Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim dhe askush më shumë sesa gjinia femërore nuk mund të ofrojë mirëkuptimin, tolerancën dhe bashkëpunimin. Ne sot jetojmë në një kohë ku arroganca, fyerja, sharja është bërë e modës. Kemi një kryeministër që fillon shan, fyen këdo që i del përpara dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Merruni me politikë! Mos e shikoni politikën si një gjë të keqe, si një gjë të huaj. Politika është një gjë e vlefshme, për të bërë vendimet më të mira. Sa më larg politikës, aq më e vështirë është për t’a ndryshuar Shqipërinë. Ka njerëz që ju duan larg politikës, sepse kështu e kanë më të thjeshtë për të kontrolluar jetën dhe të ardhmen tonë. Ne duhet të jemi aktorë të ndërtimit të jetës tonë, aktorë të ndërtimit të shoqërisë tonë, sepse lirinë, jetën, ndërtimin e lumturisë ne e kemi gjënë më të shenjtë që na e ka falur Zoti  dhe nuk mund të lemë asnjë autoritet politik, asnjë kryeministër, kushdo qoftë ky, që të na i nëpërkëmbë. Ne sot jemi në një situatë shumë problematike, në një situatë ku ne vuajmë nga pasiguria për jetën, papunësia, niveli i ulët ekonomik. Pjesa më e madhe aktive e shoqërisë shqiptare, rinia, profesionistët janë larguar ose duan të largohen nga Shqipëria. Por kjo ka sjellë një problem të madh familjar, një problem të madh social dhe një problem shumë të madh politik.

Comments are closed.