Aktivitete

TAKIM NË LAPRAKË/ Mediu: Koha që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin

Në vazhdën e takimeve elektorale me qytetarët, bizneset dhe njerëzit ne nevojë, kandidati me Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, z.Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime në zonën e Laprakës, në Tiranë. Z. Mediu u takua me bizneset që rrezikojnë falimentimin, ku fajtorja e vetme është qeveria me keqmenaxhimin e saj, korrupsionin i cili është në nivel alarmant dhe taksat e larta dhe të padrejta në kurriz të shqiptarëve. Bizneset janë ato që mbajnë ekonominë, e cila sot është në rrezik dhe investimet e huaja janë më të ulëtat në rajon për shkak të politikave aspak favorizuese. Eshtë qeveria ajo e cila duhet të stimulojë financiarisht në mënyrë që të ketë rritje dhe zhvillim. Po ashtu shumë invalidë ………. Read More

TAKIM TE NJESIA 3/ Mediu: Me anë të votës të ndërtojmë Shqipërinë që duam, ekonomi të fortë dhe shtet të drejtë

Koalicioni “Aleanca për Ndryshim” hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit duke u bazuar në një program politik vizionar dhe konkret. Në vazhdën e takimeve, kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht kandidati Nr.7 për deputet i “Aleancës për Ndryshim” zhvilloi një takim me qytetarë dhe biznese të njësisë nr.3 në Tiranë. Në fjalën e tij z.Mediu theksoi se zgjedhjet e 25 Prillit janë të një rëndësie historike për t’i dhënë fund shkatërrimit të shtetit, kolapsit të ekonomisë dhe familjes nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës. Në takimin e tij me qytetarët kandidati Mediu e vuri theksin tek ndërtimi i një ekonomie të fortë dhe funksionale duke luftuar korrupsionin ……….. Read More

TAKIM NË DON BOSKO/ Mediu: Bëhuni uragani që sjell ndryshimin dhe shkatërron të keqen 

Rinia është motori kryesor i zhvillimeve në vend dhe ka të gjithë energjinë e nevojshme dhe potencialin për ta çuar vendin përpara. Në një takim të zhvilluar me të rinjtë në Don Bosko, Tiranë, kandidati me Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu shprehu besimin dhe optimizmin e tij të plotë për rininë dhe i cilësoi ata si katalizator të ndryshimit. Si një politikan që beson fort në vlerat e familjes, Mediu shprehu shqetësimin e tij për largimin e të rinjve dhe rrezikun që i kanoset sot familjes shqiptare nga ky fenomen.
Me shumë vëmendje ai i dëgjoi të rinjtë teksa shprehën shqetësimet e tyre mbi punësimin, arsimin, mungesën e meritokracisë dhe transparencës si dhe premtimet boshe dhe zhgënjimet e mëdha nga qeveria Rama.
Rinia ka një vend të vecantë në programin e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, ku pasqyrohen investimet në arsim, start-upet dhe mundësitë e larta të punësimit. Z.Mediu u shpreh se rinia nuk duhet të lejojë një njeri të vetëm të ju vjedhë ëndrrat dhe të ardhmen e tyre, ………… Read More

TAKIM TE NJËSIA 5/ Mediu: Biznesi është e ardhmja, do e ndihmojmë me çdo kusht

Gjatë takimit të zhvilluar me biznese dhe banorë të Njësisë nr.5, kandidati Nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu shpalosi programin mbështetës që koalicioni ka ndërtuar për bizneset dhe qytetarët. Ai trajtoi një problem madhor, “një plagë” të shqiptarëve; pronën, e cila vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur, por që bashkë me Partinë Demokratike kanë rënë dakord për një rishikim të legjislacionit mbi pronën.
Ai kërkoi mbështetjen e tij për Nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”, pasi është e vetmja zgjidhje për familjen, për një ekonomi të fortë dhe për vetë të ardhmen.
“Janë mbi 8 mijë të vrarë nga cështja e pronës private, probleme akoma të pazgjidhura, për shkak të interesave korruptive elektorale dhe kriminale, të grupeve të cilat lidhen me shtetin për t`i vjedhur pronën pronarëve dhe të shtetarëve ………. Read More

TAKIM NË KAMËZ/ Mediu: Kush nuk voton, nuk llogaritet në shoqëri

Kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në Kamëz dhe Bathore. Mediu takoi biznese të cilat po shkojnë drejt falimentimit për shkak të korrupsionit qeveritar dhe taksave të larta.
Varfëria ka kapluar gjithë Shqipërinë. Kjo qeveri po i largon dëshpërimisht qytetarët nga vendi. Mbi gjysëm milioni shqiptarë janë larguar. Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se: “Jetojmë në një kohë absurdi, të një kryeministri i cili shan, fyen, përbuz shqiptarët, të një kryeministri i cili nuk ndalet asnjë ditë, duke mallkuar dhe duke sharë shqiptarët, duke i quajtur ata si të paaftë,….. Read More