Archives for edizdari

TAKIM TE NJËSIA 2 DHE 4/ Mediu: Të bashkojmë forcat, shqiptarët se meritojnë këtë qeverisje

Në vazhdën e takimeve intensive, kandidati Nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, z.Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.2 dhe nr.4.  Gjatë këtij takimi të hapur dhe shumë miqësor me banorët e zonës, u diskutua gjerësisht mbi problemet dhe nevojat e këtyre zonave si dhe mungesa e ndërhyrjes dhe e vëmendjes nga shteti.  Kandidati me nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” shprehu gatishmërinë e tij dhe bashkëpunimin për të sjellë prosperitetin dhe mirëqenien.
“25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.”
Qytetarët u shprehën se taksat e larta në një treg me paga ……… Read More

TAKIM TE UNAZA E RE/ Mediu: Të marrë fund çështja e pronave e legalizimeve

Unaza e Re është një tjetër zonë e Tiranës e cila është përballur vazhdimisht këto 8 vite me problematika nga më të ndryshmet. Kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, ku bashkëbisedoi dhe pa nga afër problemet që shqetësonin banorët. Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”, pasi është votë për familjen, për pronën dhe për një ekonomi të fortë.
“Kjo zonë ka njohur jo vetëm persekutim ekonomik, por dhe persekutim politik. Nuk mundet kush të marrë pronën dhe të lozë me interesat e tua, ………. Read More

TAKIM NË KODËR-KAMZË/ Mediu: Reflektoni thellë, dita e ndryshimit po vjen!

Qytetarët dhe bizneset e zonës Kodër Kamzë, po përballen me shumë vështirësi si rrjedhojë e lënies pasdore nga shteti. Kandidati me nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” Fatmir Mediu, zhvilloi takime në këtë zonë ku takoi qytetarët dhe foli gjerësisht për shqetësimet e tyre dhe kërkesat që ata kishin për politikën.
Gjatë këtij bashkëbisedimi z.Mediu theksoi se 25 prilli duhet të jetë një ditë reflektimi për t’i dhënë fund krimit dhe padrejtësive. Kandidati Mediu i ftoi qytetarët që të analizonin 8 vitet e kësaj qeverie dhe regresin që Shqipëria ka pësuar, gjë që tregohet qartë ……… Read More

TAKIM NË LAPRAKË/ Mediu: Koha që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin

Në vazhdën e takimeve elektorale me qytetarët, bizneset dhe njerëzit ne nevojë, kandidati me Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, z.Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime në zonën e Laprakës, në Tiranë. Z. Mediu u takua me bizneset që rrezikojnë falimentimin, ku fajtorja e vetme është qeveria me keqmenaxhimin e saj, korrupsionin i cili është në nivel alarmant dhe taksat e larta dhe të padrejta në kurriz të shqiptarëve. Bizneset janë ato që mbajnë ekonominë, e cila sot është në rrezik dhe investimet e huaja janë më të ulëtat në rajon për shkak të politikave aspak favorizuese. Eshtë qeveria ajo e cila duhet të stimulojë financiarisht në mënyrë që të ketë rritje dhe zhvillim. Po ashtu shumë invalidë ………. Read More

TAKIM TE NJESIA 3/ Mediu: Me anë të votës të ndërtojmë Shqipërinë që duam, ekonomi të fortë dhe shtet të drejtë

Koalicioni “Aleanca për Ndryshim” hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit duke u bazuar në një program politik vizionar dhe konkret. Në vazhdën e takimeve, kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht kandidati Nr.7 për deputet i “Aleancës për Ndryshim” zhvilloi një takim me qytetarë dhe biznese të njësisë nr.3 në Tiranë. Në fjalën e tij z.Mediu theksoi se zgjedhjet e 25 Prillit janë të një rëndësie historike për t’i dhënë fund shkatërrimit të shtetit, kolapsit të ekonomisë dhe familjes nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës. Në takimin e tij me qytetarët kandidati Mediu e vuri theksin tek ndërtimi i një ekonomie të fortë dhe funksionale duke luftuar korrupsionin ……….. Read More