Archives for April 2021

TAKIME NË RROGOZHINË/ Mediu: Votoni të rikthejmë dinjitetin e humbur

Në vazhdën e takimeve elektorale, kandidati Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, ka zhvilluar disa takime me banorë dhe biznese në fshatrat Kalush dhe Zhabjak të Rrogozhinës. Mediu takoi banorët të cilët deklaruan se ekonomia e tyre po shkojnë drejt shkatërrimit dhe janë në mbijetesë, prodhimet e tyre hidhen në rrugë ose kalben. Qeveria mbështet vetëm njerëz të lidhur me korrupsionin e tyre dhe fermerët nuk kanë asnjë ndihmë nga qeveria. Po ashtu shumë familje po vuajnë mungesën e mbështetjes së shtetit dhe janë në mëshirën e fatit për të përballuar faturën e shtrenjtë të COVID dhe familjes së tyre. Ai theksoi sukseset që ka pasur Shqipëria me liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ndër të tjera u bëri një thirrje qytetarëve që të votonin kundër shpifjes, padrejtësisë dhe mohimit që u është bërë  shqiptarëve në  këto 8 vite. ……………… Read More

TAKIM TE NJËSIA 1/ Mediu: Mos të lejojmë një  tjetër regjim shtypës të na rrëmbejë  të  ardhmen

Në vazhdën e takimeve elektorale, Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.1 në zonën e Shkozës, Tiranë. Në këtë takim z.Mediu theksoi rëndësinë e të qenurit bashkë  kundër përbuzjes dhe padrejtësive dhe se nuk duhet ta lejojmë poshtërimin dhe mohimin që Rama po u bën shqiptarëve. Ai nënvizoi fyerjen që Rama bëri duke i quajtur dembelë shqiptarët dhe planin e tij për shpopullimin e Shqipërisë duke sjellur punëtorë  nga Bangladeshi. “Kjo është një politikë djallëzore. Është politika më makabre që është zhvilluar në të gjithë historinë politike ………. Read More

TAKIM TE NJËSIA 10/ Mediu me të rinjtë: Kjo është qeveria më antishqiptare

Fatmir Mediu, kandidati 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi takime me të rinj të Njësisë nr.10 në Tiranë. Përgjatë 8 viteve të fundit, 3 në pesë të rinj kanë qënë papunë, ndërkohë që përgjatë pandemisë ka pasur një rritje me 20% të papunësisë te të rinjtë. Po ashtu në tetë vitet e fundit kemi pasur një rritje të ndjeshme të emigracionit të të rinjve. Ai kërkoi mbështetjen e të rinjve për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”.  Mediu në takime theksoj se: “Realiteti është që ne kemi ecur mbrapa, madje në një drejtim tërësisht të paditur, një drejtim i cili nuk ka të bëjë me interesat e Shqipërisë dhe interesat e shqiptarëve. Papunësia është rritur në mënyrë galopante. Në cdo 5 të rinj, 3 janë të papunë. Me pandeminë është rritur papunësia akoma më shumë. Mbi 490 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë mbaruar studimet jashtë, me mund, me djersë, nuk duan të kthehen më në Shqipëri. Po ashtu borxhi publik ……… Read More

TAKIM NË KAVAJË/ Mediu: Të jemi në krye të përballjes me regjimin e korruptuar të Edi Ramës

Qyteti I Kavajës i rezervoi një mbështetje të madhe, z Fatmir Mediu, kandidati 7 i “Aleancës për Ndryshim”.  Kryetari I republikanëve u kërkoi pjesmarrësve në takim të votojnë nr.7, në koalicionin “PD-AN” me nr 9. Në fjalën e tij ai tha se: Largimi masiv I shqiptarëve për shkak të regjimit korruptiv dhe antikombëtar Rama është me pasoja shumë të mëdha. Prandaj duhet të bashkohemi se është koha që të largohet Edi Rama, si shkaktar i kësaj braktisje, dhe jo të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”.
Mediu duke vleresuar historinë dhe qendresen e Kavajës theksoi: “Kavaja është shtëpia ime, është shkëndija e parë e demokracisë shqiptare, është çuar e para për të luftuar sistemin komunist. Kanë kaluar 30 vite, kur në muret e Kavajës u shfaqën për herë të parë shkrimet e famshme, “Enver – Hitler” dhe “Poshtë diktatura!”.   ……………….. Read More

TAKIM TE FUSHA E AVIACIONIT/ Mediu: Ekonomia shqiptare në greminë

Kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Fushës së Aviacionit, në njësinë nr.7 në Tiranë, ku pa nga afër situatën dhe problemet në të cilat ndodheshin këto biznese. Shumë të shqetësuar ata u shprehën se bizneset po shkojnë drejt falimentimit dhe se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë nisëm për ti ndihmuar.
Mediu gjatë takimeve të tij e vuri theksin mbi problemet e pronës dhe legalizimit dhe premtimet e pambajtura nga qeveria për legalizimin e saj.
“Ky është shteti që është ndërtuar këto 8 vjet dhe prandaj them që nuk ka dallim ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, sepse si të majtë dhe të djathtë vuajnë sot nga papunësia, si të majtë dhe të djathtë vuajnë sot nga pamundësia………. Read More