Archives for November 2020

TAKIM TE NJËSIA 4/ “Opozita të krijojë mundësi për kthimin e profesionistëve në Shqipëri”

Takimet e Partisë Republikane me strukturat kanë vazhduar edhe në një prej lagjeve të njësisë 4, ku anëtarësia e re dhe përgatitja për zgjedhjet e prillit 2021, kanë qenë kryefjala. Më poshtë pjesë nga mesazhi I zotit Mediut, drejtuar anëtarëve dhe strukturave të njësisë 4. “Zgjedhjet e 25 Prillit, nuk janë zgjedhje thjesht politike, por janë një moment i rëndësishëm nē historinë tonë. Eshtë momenti për një kthesë kombëtare, për të kthyer Shqipërinë në rrugën e Integrimit Europian, i cili do të mundësohet brenda 4 viteve të ardhshme të qeverisjes së djathtë, siç bëmë me NATO-n në 2005. Shqipëria do të jetë Europiane, sepse programi ynë,- theksoi ai, synon në ndërtimin e një qeverisje kushtetuese, kthimin e Institucioneve në shërbim të njerëzve, luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma të thella ekonomike, ….. Read More

TAKIM TE NJESIA 10/ “Duhet transparencë për pandeminë, kostot shumë të larta”

Strukturat e Partisë Republikane organizuan një takim me drejtues të degës të Njësisë 10. Në takimin me një pjesë të Koordinatorëve të Njësisë Nr.10 në Tiranë, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, theksoi se: “Situata e rëndë e pandemisë, kërkon transparencë dhe përgjegjësi. Të gjithë ne, vlerësojmë në radhë të parë përkushtimin e mjekëve, dhe i kërkojmë qeverisë të mbrojë jetën e tyre, duke garantuar çdo gjë që është e nevojshme për ta. Opozita ka propozuar masat që duhen, për të kontrolluar pandeminë, sipas rekomandimeve dhe …… Read More

TAKIMI NË KAVAJË/ “Po tentohet manipulimi i procesit zgjedhor”

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, i shoqëruar edhe nga drejtues të kryesisë së partisë, zhvilloi një takim me koordinatorët e Degës së Kavajës. Fokusi kryesor i këtij takimi, ishte mbi anëtarësimet e reja, përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, si dhe organizimin e strukturave për zgjedhjet e prillit 2021. Gjatë fjalës së tij, zoti Mediu u shpreh edhe mbi gjendjen e rënduar eknomike, pasojë e korrupsionit dhe e keqqeverisjes. Më poshtë pjesë nga fjala e zotit Mediu: “Rama po përdor çdo mënyrë për të manipuluar proçesin zgjedhor. Në bashkëpunim me struktura korruptive, kriminale, përdorimin dhe presionin mbi administratën shtetërore, ……. Read More

VIZITË NË KOSOVË/ Mediu: Është shkelur parimi “Një komb, një qëndrim”

Një delegacion i Partisë Republikane të Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari Z. Fatmir Mediu shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Politik Dardan Mustafaj, Sention Zotaj dhe Albi Jahelezi u pritën, në datë 17 nëntor, nga autoritetet më të larta të Kosovës: Kryeministri i Kosovës Z. Abdulla Hoti, Ministrja e Jashtme Znj. Meliza Haradinaj si dhe nga Ministrat Armend Zemaj dhe Blerim Kuci. Delegacioni u takua gjithashtu me kryetarin ne detyrë të PDK, Z.Enver  Hoxhaj, deputeten Blerta Deliu,  kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK Z. Arben Gashi dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Zhvillimet në Kosovë dhe nevoja e bashkëpunimit politik, …….. Read More

TAKIMI NË KUKËS/ “Rama po na përçan me Kosovën”

Kukësi ishte etapa e radhës ku krerët e Partisë Republikane organizuan takimin me drejtuesit e degës lokale dhe simpatizantë. Gjendja e rëndë në të cilën ndodhet vendi,  zhytur në varfëri, korrupsion dhe pasiguri, si dhe ekonomia në kolaps dhe taksat e larta, ishin shqetësimi kryesore që u ngrit gjatë këtij takimi. Më poshtë pjesë nga fjala e zotit Mediu para të pranishmëe: Rama po zhbën çdo arritje dhe sakrificë të shqiptarëve. Ai kërkon të vrasë shpresën dhe besimin në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Politikat e tij kërkojnë shpopullimin e Shqipërisë nga njerëzit e aftë dhe profesionistë, duke rrënjosur në qeveri mediokritetin dhe korrupsionin. Politika mjerane ……. Read More