Archives for November 2020

VIZITË NË KOSOVË/ Mediu: Është shkelur parimi “Një komb, një qëndrim”

Një delegacion i Partisë Republikane të Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari Z. Fatmir Mediu shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Politik Dardan Mustafaj, Sention Zotaj dhe Albi Jahelezi u pritën, në datë 17 nëntor, nga autoritetet më të larta të Kosovës: Kryeministri i Kosovës Z. Abdulla Hoti, Ministrja e Jashtme Znj. Meliza Haradinaj si dhe nga Ministrat Armend Zemaj dhe Blerim Kuci. Delegacioni u takua gjithashtu me kryetarin ne detyrë të PDK, Z.Enver  Hoxhaj, deputeten Blerta Deliu,  kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK Z. Arben Gashi dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Zhvillimet në Kosovë dhe nevoja e bashkëpunimit politik, …….. Read More

TAKIMI NË KUKËS/ “Rama po na përçan me Kosovën”

Kukësi ishte etapa e radhës ku krerët e Partisë Republikane organizuan takimin me drejtuesit e degës lokale dhe simpatizantë. Gjendja e rëndë në të cilën ndodhet vendi,  zhytur në varfëri, korrupsion dhe pasiguri, si dhe ekonomia në kolaps dhe taksat e larta, ishin shqetësimi kryesore që u ngrit gjatë këtij takimi. Më poshtë pjesë nga fjala e zotit Mediu para të pranishmëe: Rama po zhbën çdo arritje dhe sakrificë të shqiptarëve. Ai kërkon të vrasë shpresën dhe besimin në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Politikat e tij kërkojnë shpopullimin e Shqipërisë nga njerëzit e aftë dhe profesionistë, duke rrënjosur në qeveri mediokritetin dhe korrupsionin. Politika mjerane ……. Read More

TAKIM NË DIBËR/ “Sjellja e Vuçiç, njëlloj si ajo e Millosheviçit”

Partia Republikane zhvilloi një takim organizativ me strukturat e në qarkun e Dibrës. Kryetari Mediu dhe drejtues të lartë të partisë, biseduan dhe lanë porosi në lidhje me përgatitjet në kuadër të zgjedhjeve të 2021. Gjatë fjalës së tij, para anëtarësisë dhe simpatizantëve, zoti Mediu u ndal te gjendja social-ekonomike që po kalon vendi, ndërkohë që vëmendjen e hodhi edhe situate në rajon, pas deklaratave të ardhur nga Vucic në adresë të Kosovës. Më poshtë një pjesë nga fjala e kryetarit Mediu:
Qarku i Dibrës është zhytur në papunësi dhe varfëri. Situata e rëndë shëndetësore e Covid-19, pamundësia për t’a përballuar finaciarisht, po shoqërohet me shkatërrimin e ekonomive familjare, dhe e vetmja mundësi ekonomike është ndihma nga emigracioni. Pjesa më aktive, rinia dhe profesionistët janë larguar në emigracion. Kjo situatë e rëndë, ……. Read More

TAKIM TË NJËSIA 5/ “Mbështetja për COVID është e papërballueshme”

Njësia e 5 në Kryeqytet, ishte etapa e radhës, ku u ndalën drejtuesit e Partisë Republikane, gjatë takimeve që kanë zhvilluar me strukturat dhe anëtarësinë, anembanë Shqipërisë. Përgatitjet për zgjedhjet e prillit 2021, përzgjedhja e kandidatëve potenciale, anëtarësimet e reja, por edhe zhvillimet e fundit politike dhe sociale në vend, ishin në qendër të diskutimeve. Më poshtë një pjesë nga fjala e kryetarit Mediut: “Edi Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar. Papunësia, varfëria dhe pasiguria….. Read More

Organizohet Forumi ”Refleksione mbi gjeopolitikën në Ballkan dhe Shqipëria”

Këshilli politik i Partisë Republikane organizoi Forumin për Sigurinë me temë: “Refleksione mbi gjeopolitikën në Ballkan dhe Shqipëria”. Në këtë takim merrnin pjesë të ftuar të rëndëishëm, pjesmarrës në strukturat ushtarake më të rëndësishme botërore, por edhe anëtarë të parlamentit evropian, si Lord David Richards, Ish Shefi I Shtabit të Ushtrisë Britanike, General Charles F. Wald, ish Komandant I Forcave Amerikane në Amerikë, Davis Phillips, këshilltarë në Administratën e Presidentëve Klinton, Bush dhe Obama, Ms. Anna Bonfrisco,….. Read More