Me ftesë të Partisë Republikane, zv.presidenti i Rinisë Konservatore Evropiane, Jakub Sibak, ka ardhur në Shqipëri për të dhënë mbështetjen e grupimit politik konservator në çadrën e protestës së opozitës. Gjatë gjithë ditës së djeshme, të rinjë të Partisë Republikane, por edhe kryetari i kësaj force, zoti Fatmir Mediu, si dhe lideri i opozitës zoti Lulzim Basha, kanë biseduar dhe kanë dhënë mesazhe për betejën që ka ndërmarrë opozita. Nënkryetarja e Partisë Republikane, znj. Brunilda Laboviti, kryetari i Forumit Rinor të PR, zoti Endi Shkupi, kreytari i degës së Tiranës, zoti Blendi Sulaj, anëtari i kryesisë, zoti Gaspër Kokaj e shumë përfaqësues të tjerë, kanë dhënë mesazhe të forta qëndrestare, duke shprehur …… Read More